Aktualitet

Kallash e pistoletë pa leje, 54-vjeçari shkodran në prangat e policisë

25 Prill 2019, 14:30 Nga DOSJA
Kallash e pistoletë pa leje, 54-vjeçari shkodran në prangat e

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 54-vjeçar me inicialet V.K. banues në lagjen “10 Korriku”, pasi i janë gjetur dy armë pa leje.

Policia shprehet se kontrolli në shtëpinë e 54-vjeçarit është bërë pas informacioneve të marra nga qytetarët, se ai dispononte në shtëpi armë pa leje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. K., 54 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatike dhe një Pistoletë, me krehër dhe fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i 54 – vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe rritjen e besimit, për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim profesional dhe në kohë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme pa leje një i arestuar në shkodër arme pa leje një i arestuar në shkodër

Sondazh

Poll