Aktualitet

Grabitja Rinas/ Gruaja gjermane e Renato Sulës thirret në Polici

25 Prill 2019, 13:32 Nga DOSJA
Grabitja Rinas/ Gruaja gjermane e Renato Sulës thirret në Polici

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar sot në lidhje me grabitjen e datës 9 prill në aeroportin e Rinasit. Sipas informacioneve mësohet se sot është marrë një tjetër dëshmi, që mund të ketë hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Mësohet se në Polici është thirrur për t’u marrë në pyetje një shtetase gjermane, e cila është gruaja e Renato Sulës. Bashkëshorti i saj Renaldo Sula u la dje nën masën arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda së bashku me Saimir Çelën dhe Oltion Veselin. Po ashtu në burg ka mbetur dhe Alkon Bengasi,i cili doli para togave të zeza të martën dhe preferoi të flasë dhe të tregojë detaje lidhur me këtë ngjarje duke u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Kujtojmë se deri tani janë disa të dyshuar për grabitjen në Rinas, ku disa prej tyre kanë rëndë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim. Një police është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ajo ka ndihmuar autorët për të të shpërqendruar uniformat blu.

Të arrestuar grabitjen deri janë: Alkond Bengasi; Renaldo Sula; Oltian Veseli; Saimir Çela; Elton Pikli. Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e milionave grabitja ne rinas gruaja e renato sules renato sula grabitja e milionave grabitja ne rinas gruaja e renato sules renato sula

Sondazh

Poll