Politike

Meta ktheu Buxhetin për vitin 2021, reagon Balla: E turpshme dhe djallëzore. Presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë!

11 Dhjetor 2020, 14:09 Nga DOSJA
Meta ktheu Buxhetin për vitin 2021, reagon Balla: E turpshme dhe

TIRANË– Pasi Presidenti Ilir Meta ktheu Buxhetin e 2021-it ka reaguar Taulant Balla i cili shprehet se Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë buxhetin, dhe ai do të rivotohet në Kuvend menjëherë sipas procedurës parlamentare.

Balla shkruan se kjo që ka ndodhur është e turpshme dhe djallëzore. Në fund të postimit të tij Balla thotë se buxheti do të rinovohet menjëherë dhe do të hyjë në fuqi sic e ka votuar Kuvendi.

Postimi i plotë i Ballës:

Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:

MBËSHTETJA MË E MADHE PËR SHËNDETËSINË DHE RINDËRTIMIN, MBROJMË JETËN E QYTETARËVE NGA PANDEMIA, GARANTUAM FONDIN PËR VAKSINËN ANTI-COVID, RIMBURSOJMË KURIMIN ÇDO QYTETARI/QYTETAREJE SHQIPTARE NGA COVID-19, RRISIM PAGAT ME 40% PËR MJEKET DHE PERSONELIN SHËNDETËSOR, MIRATUAM 280 MILIONË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN.

Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta taulant balla ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll