Politike

Miratohet opinioni final i Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese, nuk bëhet asnjë ndryshim

11 Dhjetor 2020, 11:16 Nga DOSJA
Miratohet opinioni final i Komisionit të Venecias për ndryshimet

TIRANË– Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin përfundimtar për ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Venecia i përgjigjet sot zyrtarisht kërkesës së presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi mendim për ndryshimet e maxhorancës. Venecia ka shprehur mendim edhe për çështjen e debatuar të koalicioneve.

Komisioni shprehet se koalicionet sipas ndryshimeve ligjore janë “Ok” me standartet, por shton se nuk ka analizuar procedurën parlamentare. Gjithashtu, Venecia shton se ka një standard sa zgjat një procedurë e tillë për ndryshime kushtetuese.

Në opinionin final, Venecia gjithashtu deklaron se ndryshimet janë në përputhje me standartet, ndërsa shton se Kuvendi është legjitim për të miratuar çdo vendim-marrje.Por gjithashtu, Venecia thekson nevojën e bashkëpunimit nga të gjitha palët për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. 

Por si përfundoi Kodi Zgjedhor në Venecia?

Presidenti Ilir Meta me miratimin nga maxhoranca në Kuvend të Kodit të Ri Zgjedhor që i hapi rrugë ndryshimit të listave, dhe koalicioneve tradicionale, dërgoi në Komisionin e Venecias, një relacion me 18 faqe, ku pyeste komisionin në 8 pika, se a ishin brenda frymës Kushtetuese këto ndryshime. Vendimi i kreut të Shtetit u përshëndet nga opozita dhe ndërkombëtarët që i bënë thirrje Ramës të priste përgjigjen e Venecias e më pas të fuste në fuqi ndryshimet. Kreu i qeverisë i shpërfilli thirrjen me arsyetimin se vendi është para zgjedhjeve dhe “nuk ka kohë të merret me aventurat e Ilir Metës”. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kodi zgjedhor komisioni i venecias kodi zgjedhor komisioni i venecias

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëll...