Politike

Dorëheqja e Lleshajt, Rama takon me urgjencë Ruçin në Kryesinë e Kuvendit, kush do vendoset Ministër i Brendshëm?

11 Dhjetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
Dorëheqja e Lleshajt, Rama takon me urgjencë Ruçin në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim “kokë më kokë” me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se takimi ka në fokus emrin e ri që do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Lleshaj u largua dje nga posti pas shpërthimit të kaosit që ka përfshirë Tiranën, prej ekzekutimit të Klodian Rashës nga efektivi i forcave Shqiponja, Nevaldo Hadëraj. Deri më tani vendi është pa ministër të Brendshëm, ndërkohë që janë disa emra që përfliten se mund të marrin këtë post, duke nisur nga Taulant Balla apo Adnor Shameti. 

Kryeministri pati edhe dje një qëndrim zyrtar për këtë çështje. Rama ka mohuar që ngjarja të lidhet me frymën drejtuese të policisë, apo me një ndikim të mundshëm politik mbi trupën policore. Shefi i qeverisë e quajti të “pashpjegueshëm” vrasjen nga efektivi të të riut, ndërsa kërkoi ndjesë publike dhe deklaroi se vrasja është e efektivit por arma është e shtetit, e kësisoj edhe ndjesa i takon shtetit.

Kjo ngjarje ka prishur ekuilibrat e qeverisjes, duke sjellë kaos nëpër rrugët e qytetit, ku qindra të rinj kërkojnë sot pasdite largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kërkesë kjo që sipas Ramës është e pamundur të realizohet. 

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorehiqet sander lleshaj edi rama gramoz ruci dorehiqet sander lleshaj edi rama gramoz ruci

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëll...