Politike

Dorëheqje edhe e Veliut? Rama provokon protestuesit: Ta harrojnë. Qytetaria e Lleshajt s’është dobësi! Pushteti merret me

11 Dhjetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Dorëheqje edhe e Veliut? Rama provokon protestuesit: Ta harrojnë.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu. Në disa postime të njëpasnjëshme në Twitter, Rama shkruan se ata që kërkojnë largimin e Veliut, “ta harrojnë”. Sipas tij, dorëheqja e Lleshajt ishte “qytetari” dhe jo “dobësi”, dhe se pushteti merret me votë e jo me djegie.

REAGIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!

Reagimi vjen një ditë pas shpërthimit të kaosit nëpër rrugët e Tiranës. Edhe pse kryeministri njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, qindra të rinj që kërkuan drejtësi për Klodian Rashën, nuk iu mjaftoi. Ata dogjën kazanë plehrash, thyen semaforë dhe xhama të institucioneve nën thirrjet “Rama ik”. Protesta pritet të vazhdojë edhe sot me kërkesën për largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, kërkesë kjo që për kryeministrin është e pamundur të plotësohet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardi veliu dorehiqet sander lleshaj edi rama vritet klodian rasha ardi veliu dorehiqet sander lleshaj edi rama vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëll...