Politike

Lleshaj dha dorëheqjen! Vendi pa ministër të Brendshëm, socialistët në ankth, kë do zgjedhë Rama? “Po-ja” e Metës v

11 Dhjetor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Lleshaj dha dorëheqjen! Vendi pa ministër të Brendshëm,

TIRANË– Dy ditë protesta për vrasjen e Klodian Rashës sollën largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka marrë të gjitha përgjegjësitë morale lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hadëraj, duke vendosur të largohet nga posti që mbante që prej vitit 2018.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Lleshaj i kishte vendosur dorëheqjen mbi tavolinë që në momentin që ngjarja kishte ndodhur, por kishte qënë vetë kreu i qeverisë ai që e kishte shtyrë publikimin e lajmit për disa ditë. Tani mbetet që Kuvendi, i cili ka pezulluar punimet për shkak të pandemisë së koronavirusit, të mblidhet sërish për të votuar dorëheqjen e ministrit Lleshaj. 

Më pas, do të nisin të gjithë procedurat, fjalët dhe teoritë konspirative lidhur me pasardhësin e tij në detyrë. Dosja.al, njoftoi e para largimin nga detyra të Lleshajt, duke bërë edhe parashikimin për pasardhësin e tij. Emrat më të përfolur, janë ato të Taulant Ballës dhe Adnor Shametit, por nuk përjashtohet mundësia për të vendosur një gruan në postin ministror.

Ndërkohë socialistët presin në ankth se cili prej tyre do të zgjidhet nga Rama për t’u caktuar ministër, presidenti Ilir Meta është gati për të verifikuar deri më një cilido kandidat, për të dekretuar më pas edhe emërimin e kreut të qeverisë. 

Deri në “po-në” e tij, vendi do të vazhdojë pa ministër të Brendshëm…

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorehiqet sander lleshaj edi rama sander lleshaj dorehiqet sander lleshaj edi rama sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëll...