Politike

30 vjetori i PD-së, Basha ndan video mesazhin: Gjithmonë zëri i shqiptarëve, ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune

11 Dhjetor 2020, 11:06 Nga DOSJA
30 vjetori i PD-së, Basha ndan video mesazhin: Gjithmonë zëri i

TIRANË– Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha ka shpërndarë në Facebook një video-mesazh ku rëndit arritjet dhe sukseset e qeverive demokratike në vend.

Video-mesazhi nis me dhjetorin ’90 për të vijuar më pas me zhvillimet infrastrukturore, Rrugën e Kombit, anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Ndër të tjera aty thuhet se PD solli në vend demokracionë, hapën vende të reja pune si dhe zhvilluan infrastrukturën.

“30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”.. thuhet ndër të tjera në video-mesazh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 30 vite pd lulzim basha 30 vite pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëll...