Politike

Analistët hapin kartat! Kush do ta zëvendësojë Lleshajn? Shkullaku: Është një grua…Haxhiu: S’ka lidhje fare me po

11 Dhjetor 2020, 06:19 Nga DOSJA
Analistët hapin kartat! Kush do ta zëvendësojë Lleshajn?

TIRANË– Analistët Armand Shkullaku dhe Baton Haxhiu kanë hapur ‘letrat’ për të gjetur zëvendësuesin e ministrit Sandër Lleshaj që dha sot dorqëheqjen.

Të ftuar në studion e “Opinion”, të dy dhanë alternativat e tyre për personin që do të marrë tashmë drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Për Shkullakun, pasardhësja e Lleshajt do të jetë një grua.

“Është një grua, do ta marrë protencialisht këtë pozicion,”– tha Shkullaku. Por kjo alternativë, u hodh poshtë nga Baton Haxhiu. I njohur për afrimitetin me Partinë Socialiste, Haxhiu tha me bindje se ministri i ardhshëm që do të kryesojë, nuk ka lidhje me politikën.

“Nuk ka lidhje me politikën. Zgjedhja e re e Ramës, nuk do të jetë një personalitet politik,”- tha ai më tej.

Ministri i Brendshëm dha dje dorëheqjen, lajm që u bë publik nga Dosja.al e më pas nga vetë kryeministri Edi Rama. Prej dy ditësh Shqipëria zien nga protestat e dhunshme, por nuk pati asnjë reagim. Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Lleshaj ia ka çuar dorëheqjen që mesnatën e të martës kur Klodian Rasha u vra nga efektivi, por ai priti të kthehej nga SHBA-të, ta bënte publike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armand shkullaku baton haxhiu dorehiqet sander lleshaj sander lleshaj armand shkullaku baton haxhiu dorehiqet sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll