Aktualitet

Abuzoi seksualisht për dy vite me 10 vjeçaren, jepet masa arrest me burg për 57 vjeçarin nga Berati

11 Dhjetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Abuzoi seksualisht për dy vite me 10 vjeçaren, jepet masa arrest me

BERAT– Policia ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 57 vjecarin Ajet Dumën i cili ka abuzuar seksualisht për dy vite me 10 vjeçaren e cila banonte ne shtëpinë e tij së bashku me prindërit.

57 vjeçari ka abuzuar për 2 vite rresht me vajzën e mitur. Ky i fundit e kishte kërcënuar të miturën se nëse tregonte do ti vriste familjarët e saj. Vajza 10 vjeçare ka treguar se imoshuari e ka kërcënuar me sqepar.

57-vjecari Ajet Dume,tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë, jetonte i vetëm në banesë. 11-vjet më parë ai ishte njohur me babain e vajzës që asokohe nuk kishte lindur ende dhe pasi ky i fundit i kishte treguar se jetonte me gruan jashtë,ai u kishte dhënë me qera dy prej dhomave të shtëpisë së tij. Ajet Dume dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vjetësh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin, i cili kishte mbajtur për vete një dhomë, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asokoheshe kur çifti Duraj u shpërngul në banesën e Ajetit, nuk kishte asnjë fëmijë dhe 3 vite më vonë lindi edhe vajza A.D e vite më pas vajza e vogël 5-vjeçe.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 57 vjecari abuzon seksualisht me 10 vjecaren ajet duma 57 vjecari abuzon seksualisht me 10 vjecaren ajet duma

Sondazh

Poll