Aktualitet

Gjuetia në liqenin e Shkodrës, prefekti Valdrin Pjetri paralajmëron masat ndëshkimore (Video)

25 Prill 2019, 11:49 Nga DOSJA
Gjuetia në liqenin e Shkodrës, prefekti Valdrin Pjetri

SHKODËR– Është ngritur task-forca kundër peshkimit të paligjshëm në liqenin e Shkodrës. Në një deklaratë për mediat, prefekti Valdrin Pjetri u shpreh se do të ketë masa të rrepta ndëshkimore ndaj subjekteve që kryejnë ate të paligjshme në liqenin e Shkodrës.

Pjetri theksoi më tej se gjetia është e paligjshmë në liqenin e Shkodrës, sidomos në këtë periudhë, pasi është sezoni i shumimit të peshqve.

Duke filluar nga sot do të kemi një vëmendje të shtuar në liqenin e Shkodrës kundër peshkimit të paligjshëm. Ndërsa nga nesër AKU-ja do të dalë në të gjitha tregjet qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, për të parë se ku kemi shitje të paligjshme të peshkut.

Vetëm kështu mund të parandalohet ky fenomen.

Nga takimi që patëm në zyrë këtu në Shirokë, rezulton se janë dhënë disa masa ndëshkimore kundrejt objekteve të kapura gjatë peshkimit në mënyrë të paligjshme. Nuk do të lejojmë kurrsesi që peshkimi i paligjshëm në këtë periudhë që është historikisht e ndaluar, pasi është periudha e shumimit të peshqve, të shfrytëzohet nga disa eleemntë të pakontrolluar dhe në kundravajtje të plotë me ligjin.

U bëj thirrje objekteve që kanë përdorur në mënyrë abuzive deri tani liqenin e Shkodrës, të mos duken në liqen sepse do të ketë masa të rrpeta ndëshkuese ndaj tyre,”- tha prefekti Valdrin Pjetri.

I pyetur në lidhje me shkresën zyrtare që ka marrë nga kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi, Pjetri tha se kushdo që është i interesuar në lidhje me këtë temë, përgjigjen e ka marrë nga ministrja e arsimit, Besa Shahini.

Sot jemi mbledhur për të folur për oeshkimin, kështu që ju lutem të qëndrojmë tek tema e peshkimit. Kryetarja ee Bashkisë Shkodër dhe të gjithë personat e interesuar për lëvizjen e DAR, përgjigjen e kanë marrë nga ministrja e arsimit Besa Shahini. Faleminderit,”- përfundoi Pjetri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjuetia e paligjshme gjuetia e paligjshme ne liqenin e shkodres shkoder valdrin pjetri zhvendosja e dar gjuetia e paligjshme gjuetia e paligjshme ne liqenin e shkodres shkoder valdrin pjetri zhvendosja e dar

Sondazh

Poll