Politike

Lleshaj: Po iki nga detyra me peng të madh për Klodianin, s’e pranoj dot që policia lë viktima pas

10 Dhjetor 2020, 21:11 Nga DOSJA
Lleshaj: Po iki nga detyra me peng të madh për Klodianin, s’e

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka rrëfyer se ka dhënë dorëheqjen dhe tashmë po largohet me një brengë të madhe.

Në një lidhje me Skype në “Open”, Lleshaj tha se pengu i tij më i madh është pikërisht vrasja e Klodian Rashës. Ai shtoi se e ka shumë të vështirë që të pranojë se policia lë pas viktima.

“Është komplekse. Jam larguar nga detyra me një brenge të këtij incidenti tragjik që shkaktoi vrasjen e një qytetarit të pafajshëm. Kjo më brengos. Ndihem i qetë dhe ndihemi i çliruar nga një presion i madh, i padrejtë i pandershëm. nuk jam tipik që kam ardhur në këtë detyrë. Nuk kam aspiruar apo shpenzuar energji për të ardhur këtu. Jam thirru për këtë pozicion. Kam një lehtësim të natyrshëm nga barra e një pozicioni jo normal. Ky post deri me sot ka vijuar të mbetet një pozicion i ndërlikuar. Nuk e di pse. Shqipëria është e veçantë se si i trajton ministrat e Brendshëm. Jam trajtuar mirë përjashtuar dy tre ditët  e fundit. Ka pasur një sulm të pandershëm dhe të padrejtë. Jam sulmuar nga politikisht që me kanë drejtuar gishtin nga persona që unë nuk jam si ata. Ndihem i keq ardhur. Dorëheqjen e kam vendosur pothuajse në çastin që kam marrë dijeni për rastin. Ka qenë një standard. Kam kërkuar që policia të kishte një nivel me pas se kundërshtari.”

Ministri i Brendshëm dha sot dorëheqjen, lajm që u bë publik nga Dosja.al e më pas nga vetë kryeministri Edi Rama. Prej dy ditësh Shqipëria zien nga protestat e dhunshme, por nuk pati asnjë reagim. Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Lleshaj ia ka çuar dorëheqjen që mesnatën e të martës kur Klodian Rasha u vra nga efektivi, por ai priti të kthehej nga SHBA-të, ta bënte publike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll