Politike

“Lulzim Basha ku je futur, dil e distancohu nga dhuna”/ Balla nxjerr fotot nga selia e PS me xhama të thyer: Je pjesë e or

10 Dhjetor 2020, 20:10 Nga DOSJA
“Lulzim Basha ku je futur, dil e distancohu nga dhuna”/ Balla nxjerr

TIRANË-  Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për dhunën që është krijuar në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.  

Në një postim në rrjetet sociale, Balla teksa ka postuar fotot nga selia e PS ku dhe janë thyer xhamat, ndërkohë i bën thirrje Bashës të dalë e të distancohet nga dhuna. Ndër të tjera ai ka thënë se sa kohë që Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rremujën.

“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rremujen, program vandalizmin dhe ekip katrahuren! Lulezim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj! Sepse je ti pjese e organizimit te dhunes bashke me Moniken e me Ilirin, teksa derguat FRPD tende dhe ca nga ata te tiganit te Jales te godisnin me gure seline e Partise Socialiste!”– shkruan ai.

Pak me hërët, protestuesit kanë thyer xhamat me sende të forta selinë e PS-së.  ‘Shtëpia’ e dytë e Ramës, është vetëm një nga gjërat që është shkatërruar. Zogu i Zi, Bulevardet, ish-Blloku, Rruga e Elbasanit dhe 21 dhjetori, kanë qenë në flakë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi taulant balla lulzim basha monika kryemadhi taulant balla

Sondazh

Poll