Politike

Rama bëri Lleshajn ‘kokë turku’, asnjë formatim në polici

10 Dhjetor 2020, 20:58 Nga DOSJA
Rama bëri Lleshajn ‘kokë turku’, asnjë formatim

TIRANË– Sot u lajmërua dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj. Vetë kryeministri Edi Rama, teksa publikoi për herë të parë qëndrimin e tij për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, bëri me dije se që mesnatën e të martës, ka ‘gjetur’ mbi tryezë dorëheqjen e Lleshajt.

Sipas Ramës, vetë Lleshaj nuk e konsideronte më të arsyeshme ta mbante këtë post, pas këtij krimi që ngriti në këmbë dhe pikërisht dorëheqja e ministrit ishte kërkesa në gojën e mijëra të rinjve që dolën në protestë dhe i vunë flakën vendit.

Por ç’ka ndodhur pas kësaj dorëheqjeje? A është ‘zbutur’ dora e efektivëve? A është riformatuar Policia e Shtetit apo Lleshaj ishte thjesht një ‘kokë turku’?

Pamjet nga protesta e sotme treguan që jo. Videoja ku katër efektivë të FNSH-së ‘shembën’ në dru dhe gjakosën një të ri në mes të sheshit, tregoi se në polici nuk ka ndryshuar asgjë, por një ministër ka ikur dhe një tjetër ministër do të vijë.

E sa për strukturën, ka mbetur e njëjtë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sander lleshaj edi rama sander lleshaj

Sondazh

Poll