Aktualitet

Ishin zhdukur prej 3 ditësh! Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër në Maliq! Andi dhe Martin Olldashi u ekzekutuan

10 Dhjetor 2020, 13:07 Nga DOSJA
Ishin zhdukur prej 3 ditësh! Gjenden të vrarë me armë zjarri

KORÇË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvërinë të Maliqit, ku dy vëllezër janë gjetur të pajetë. Bëhet fjalë për dy të rinjtë nga Pogradeci, Andi dhe Martin Olldashi, respektivish 33 dhe 31 vjeç. 

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, vëllezërit janë gjetur në zonën e njohur si “Kisha e vogël”, me plagë që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri. Sakaq, burime për Dosja.al bëjnë me dije se vëllezërit janë ekzekutuar me 4 plumba dhe pasi janë vrarë janë hedhur në kanal. Ata janë vrarë ditën që janë larguar nga shtëpia dhe se për tre ditë radhazi kanë qëndruar të vdekur në kanal. 

Të dy vëllezërit ishin larguar që në datë 7 dhjetor nga banesa e tyre, dhe janë gjetur sot të pajetë, ndërkohë që jo më larg se dje nëna e tyre ka denoncuar zhdukjen e tyre në Polici. Pas denoncimit të bërë ka nisur puna për gjetjen e të rinjëve, të cilit kanë precedentë të mëparshëm kriminalë. Të dy akuzohen për vjedhje banesash dhe vendosjen e tritolit të lokalit të ish-futbollistit, Gjergji Leka, në qytetin e Pogradecit.

Dy vite më parë, dy vëllezërit tentuan që t’i vinin gjobë, duke i kërkuar 4 mijë euro, të cilat ish-futbollisti nuk ia ka dhënë. Kështu që vëllezërit kishin vendosur që t’i hidhnin në erë biznesin duke përfunduar në pranga.

Policia e Maliqit ka njoftuar se po kreh zonën dhe se janë shoqëruar në Komisariat disa persona duke i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Pistat kryesore që po ndiqen janë ato të prishjes së pazareve por nuk përjashtohet as ndonjë konflikt i çastit.

Ndërkohë së fundmi në një reagim për mediat ka folur dhe personi që ka gjetur trupat, Geri Shuli, i cili ka thënë se se i gjithë trupi ishte i mbuluar me dhe ndërsa zbuluar i kishin lënë vetëm krahun. Po ashtu ka folur ka folur edhe e ëma e viktimave, e cila ka thënë se me djemtë i ka humbur kontaktet  në oën 22:00, të datës 7 dhjetor. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea olldashi martin olldashi vellezerit ne maliq andrea olldashi martin olldashi vellezerit ne maliq

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 11:52

Raport/ Periudha e errët e komunizmit në Shqipëri

Nga James BartholomewTaksia jonë këtë herë është kthyer nga autostradën kryesore e Tiranës dhe ka përshkruar rrugën dhe cepat e maleve derisa kemi arritur në rr...