Aktualitet

Papa Françesku emëron në Shqipëri nuncin Apostolik, imzot Luigi Bonazzi: Se fsheh dot, vij me gëzim

10 Dhjetor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Papa Françesku emëron në Shqipëri nuncin Apostolik, imzot

TIRANË-Papa Françesku ka emëruar Nuncin e Ri Apostolik në Shqipëri. Bëhet e ditur, se Ati i Shenjtë në përkujtimin Liturgjik të Virgjërës Mari të Loretos, ka emëruar për Nunc Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi (Luigj-i Bonaci),  që deri më tani ka qënë përfaqësues Papnor në Kanada.

Sakaq, zyra e shtypit e KISH njofton se Sh. T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos. Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë Përfaqësive Diplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti me 19 qershor të vitit 1999, në Kubë me 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni me 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni me 25 mars 2009. Dhe, në fund, Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.

Ndërkohë, që në fjalët e para që Nunci i i Apostolik ka dërguar për besimtarët është se është i nderuar që është zgjedhur për të qenë Apostolik në Shqipëri.

“Nuk e fsheh. Vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papës Françesk më bën këtë dhuratë të papritur. Dëshiroj të vij me përvujtëri, tamam sikurse ai që besimin e vet e vë në Zotin e për këtë me padurim pres t’i shoh veprat që Zoti dëshiron dhe do t’i bëjë,”-ka thënë ai.

(k.a/dosja/al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot luigi bonazzi papa françesku imzot luigi bonazzi papa françesku

Sondazh

Poll