Aktualitet

‘Jam anëtar i Këshillit Kryebashkiak, kam armiqësi’, flet pronari i lokalit që u dogj në Shkodër: Kam një listë njer

10 Dhjetor 2020, 11:08 Nga DOSJA
‘Jam anëtar i Këshillit Kryebashkiak, kam armiqësi’,

SHKODER-Ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës dy lokale u përfshinë nga zjarri duke u shkrumbuar totalisht. E gjitha u interpretua si aksident pasi ashensori i pallatit ngjitur mori flakë dhe depërtoi te bizneset ngjitur.

Pronarët e bizneseve kërkojnë që ngjarja të hetohet dhe të mos kalohet si aksident i thjeshtë. Pronari i një prej lokaleve Arbis Vjerdha është shprehur se në ambientet e lokalit nuk kishte bombula hazi që të mund të plasnin. Ai dyshon për eksploziv pasi tregon se është anëtar i Këshillit Kryebashkiak dhe ka krijuar armiqësi.


E vërteta qendron se ky drejtor a inspektor ka bërë një deklaratë të papërgjegjshme, nuk ka ekzistuar asnjë bombul gazi as te lokali im dhe as te lokali ngjitur. Ky person më tha mua në zyrë që nuk ishte specialist dhe nuk mund ta përcaktonte. Bombula e gazit ti shpërthejë në sytë e tij atij. Njerëzit kanë dëgjuar plasje, duken qartë se këmbët e bazamentit të ashensorit janë të plasura, dhe një njeri që ka parë film aksion, mund ta vërtetojë këtë. Unë them që aty ka pasur eksploziv. Unë pyeta më parë dhe specialistët më thanë që ka të bëjë me shpërthim. Kamerat kur iu duhen qytetarëve nuk janë dhe nuk punojnë. Mjafton me ken i ndershëm dhe sigurisht që i bën armiqtë me kamiona. Unë armiq kam sa të dush, nuk e përjashtoj mundësinë që të jem nën dashakeqësinë e dikujt që ia kam prishur terezinë. Mua nuk më intereson as azili, dhe as siguracioni që mund të marr për lokalin. Jam i përjashtuar nga çdolloj interesi për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjes. Që Ilir Beqja është një maskara, kësaj nuk i heq asnjë presje, por nuk besoj që mund të bjerë në nivele të tilla. Nëse kam një listë njerëzish për të cilët dyshoj, ai është në vendin e fundit”, shprehet Vjerdha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardis vjerdha digjen dy lokale ne shkoder ardis vjerdha digjen dy lokale ne shkoder

Sondazh

Poll