Aktualitet

Nuk ka më të drejtë ta ankimojë! Apeli lë në fuqi vendimin e KED, skualifikohet nga gara për ‘Kushtetuesen’ S

10 Dhjetor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Nuk ka më të drejtë ta ankimojë! Apeli lë në fuqi

TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të skualifikuar nga gara për Gjykatën Kushtetuese kandidatin Shaqir Hasanaj. 

Hasanaj u skualifikua nga KED në mbledhjen e 26 nëntori së bashku me magjistratët Aldona Sylaj dhe Ardita Buna. Kjo është hera e tretë që atij i rrëzohet ankimimi i bërë dhe nuk ka më të drejtë të apelojë vendimin. 

Hasanaj u skualifikua nga KED në mbledhjen e fundit më 26 nëntor bashkë me dy kandidatët e tjerë, të cilët ishin në garë për të mbushur vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta. 

Vetëm pak ditë më parë, kandidatja Zhaklina Peto u rikthye në garë pas skualifikimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ndërkohë që ndërkombëtarët kanë shtuar presionin për të mbushur vendet vakante brenda këtij viti ashtu siç u premtua nga politika. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gara per gjykaten kushtetuese gjykata kushtetuese shaqir hasanaj gara per gjykaten kushtetuese gjykata kushtetuese shaqir hasanaj

Sondazh

Poll