Aktualitet

I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Apeli lë në fuqi pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët: S’ka korrupsi

10 Dhjetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Apeli lë

TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët Skënder Daminin, Petrit Aliaj e Albert Nikolli, që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin. Të tre vendosën që nga burg përjetë, t’i konvertonin dënimin në 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2009.

Sipas vendimit të marrë nga Apeli i GJKKO-së, nuk ka prova për të vërtetuar korrupsionin në dhënien e vendimit për heqjen e burgimit të përjetshëm. Vetë kundërshtarët kanë kërkuar pushim të hetimit të pasurisë, ndërkohë që së shpejti do të përballen edhe me “sitën” e Vettingut.

Pas vendimit të dhënë për Dajtin, fillimisht gjyqtarët u dyshuan se kishin për kryerje të veprës penale korrupsion aktiv, por gjithçka u hodh poshtë nga hetimet.

Hetimi ndaj gjyqtarëve nisi edhe pas kërkesës publike të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa për dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, nuk pati hetim pasi votuan kundër lehtësimit të dënimit.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti dritan dajti

Sondazh

Poll