Aktualitet

VIDEO/ Revolta! Teksa këndohej himni i Shqipërisë, qytetarët djegin kapelen e policit, flakët përpijnë stemën e shqiponj

10 Dhjetor 2020, 12:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Revolta! Teksa këndohej himni i Shqipërisë, qytetarët

TIRANË– Në protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie pati shumë të papritura.

Djegia e pemëve të vitit të ri, dhuna mes protestuesve si dhe djegia e kapeles së policit e cila u perdor dhe si simbol i ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Laprakë.

Duke kënduar himnin e Shqipërisë e duke djegur kapelen e një polici, që nuk dihet se ku është marrë, të rinjtë shprehen në këtë mënyrë revoltën e tyre.

Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te rinjte djegin kapelen e policit te rinjte djegin kapelen e policit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 11:52

Raport/ Periudha e errët e komunizmit në Shqipëri

Nga James BartholomewTaksia jonë këtë herë është kthyer nga autostradën kryesore e Tiranës dhe ka përshkruar rrugën dhe cepat e maleve derisa kemi arritur në rr...