Politike

Konflikt i fortë mes Ramës dhe Lleshajt? Baton Haxhiu e konfirmon: Po! S’ka lidhje me vrasjen e Klodian Rashës

10 Dhjetor 2020, 06:27 Nga DOSJA
Konflikt i fortë mes Ramës dhe Lleshajt? Baton Haxhiu e konfirmon: Po!

TIRANË– Gazetari Baton Haxhiu ka folur për  një konflikt të madh mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

I ftuar në emisionin “Opinion”, i pyetur nga moderatori i emisionit Blendi Fevziu, Haxhiu u shpreh se konflikti mes Ramës dhe ministrit të tij nuk ka lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Florian Rasha nga Policia e Shtetit.

PJESË NGA EMISIONI:

Baton Haxhiu: Vetëm nëse e mbron Policinë duhet të jetë dorëheqjen. Unë nuk kisha mundur të qëndoja. Ai duhet të thotë më falni, për hir të këtij djali që u vra unë nuk mund të qëndoj më dhe do të liroj detyrën.

Blendi Fevziu: Ka fjalë se ka një konflikt të fortë mes Ramës dhe Lleshajt kohët e fundit?

Baton Haxhiu:Po, ka një konflikt por nuk ka lidhje me këtë rast…

Prej kohësh në disa prej mediave është aluduar një largim nga posti i ministrit Lleshaj, por vetë ai ka mohuar zërat, duke pranuar se nuk është i përjetshëm në postin e tij por për momentin nuk ka asnjë problem.

(k.m/dosja/a;)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu edi rama protesta per klodian rashen sander lleshaj baton haxhiu edi rama protesta per klodian rashen sander lleshaj

Sondazh

Poll