Aktualitet

Babai i Klodian Rashës kundër dhunës që u përdor në protestë, thirrja: Fatkeqësia ime të mos përdoret, protestë të k

10 Dhjetor 2020, 09:37 Nga DOSJA
Babai i Klodian Rashës kundër dhunës që u përdor

TIRANË– Babai i Klodian Rashës i cili u vra nga një efektiv i policisë dy ditë më parë është shprehur se dëshiron që protesta të ishte më paqësore dhe të mos prekej asgjë në Tiranë.

Rasha tha për ‘Faxnews’ që protestat të mos jenë të dhunshme, dhe të mos përdorin emrin e djalit të tij të ndjerë.

Qazim Rasha tregon se asnjë person nga Policia e Shtetit nuk e ka kontaktuar pas ngjarjes, ndërsa tregon se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem me ligjin. Sa i takon rrugës ligjore që familja do të ndjekë, Rasha shprehet se ai kërkon vetëm drejtësi, dhe këtë e pret nga shteti.

Ajo që mund të shpreh unë është kjo, që ajo fatkeqësi që më ndodhi mua, të mos i ndodh asnjë familje shqiptare, dhe asnjë kombësie tjetër. Është shumë e rëndë për një prind, që me shumë sakrifica kam arritur që ti rris fëmijët dhe ti sjell deri këtu.Si prind dhe si bab kërkoj që fatkeqësia ime të mos përdoret. Unë dëshiroj që të bëhet protestë, por të mos preket asnjë lule, Tirana të rritet, Shqipëria të rritet. Djali ka qenë i përkëdhelur se ka qenë i vogli, por nuk më kishte sjellë asnjë problem, do të isha unë vetë i pari që në rast se kishte do të kërkoja ndihmën e Policisë.Kjo është banditeske, unë kam qenë duke punuar një periudhë kohe në ushtri, dhe ishim me rregulla dhe me norma. Uniforma e Policit duhet nderu, kjo është masakër, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, është makabre, një fëmijë mund të arrestohet, mund të marrë dënimin, por nuk mund të masakrohet në rrugicën e lagjes.Unë kam groposur djalin, e nuk mund të rri e të vëj filmime, kërkojmë drejtësi, kërkojmë drejtësi. Nuk kam komunikuar me asnjë lloj përfaqësuesi të shtetit, më duket sikur jam duke u vrarë vetë.Shteti të zbatojë ligjin, të shohë normat, nuk di nuk di. Ju uroj gjithë moshës së re që të gëzojnë shëndet të mirë, dhe fatkeqësia ime të mos i bjerë askujt, njerëzit të ëndërrojnë për një jetë më të mirë. Fëmijët tanë meritojnë të gëzojnë jetën, nuk di, nuk di, do ma bëni hallall”, shprehet Qazim Rasha.

Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha protesta per klodian rashen qazim rasha klodian rasha protesta per klodian rashen qazim rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.Po ashtu janë arrestuar deri...