Aktualitet

Vrau me dy plumba Klodian Rashën, jepet sot masa e sigurisë për efektivin e policisë

10 Dhjetor 2020, 10:18 Nga DOSJA
Vrau me dy plumba Klodian Rashën, jepet sot masa e sigurisë për

TIRANË– Efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit, dy ditë më parë, të riun Klodian Rasha, do të njihet sot me masën e sigurisë. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim pas masës urgjente të vendosur nga Shërbimi i Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave që e arrestoi.

Seanca pritet sot në orën 13:30 ku gjyqtarët do të vlerësojnë provat e prokurorisë për të vendosur më pas se si do të vijohet me gjykimin e 31-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.  SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku dje në Tiranë u zhvillua një protestë masive. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkuan dorëheqjen e ministrit, ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdaraj klodian rasha nevaldo hajdaraj

Sondazh

Poll