Aktualitet

Mori plagë të rënda gjatë protestës, polici i plagosur i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale, nuk do jetë e ve

10 Dhjetor 2020, 09:35 Nga DOSJA
Mori plagë të rënda gjatë protestës, polici i plagosur

TIRANË– Policia e Shtetit bëri me dije në njoftimin zyrtar se janë 16 efektivë që kanë marrë plagë të rënda gjatë protestës që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë.

Mësohet se polici me inicialet F.A., 36 vjeç, i cili mori plagë në protestën e mbrëmshme, gjatë së cilës dëmtoi rëndë njërin sy i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, e cila nuk duket të jetë e vetmja.

36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.

Deri tani, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, deri tani janë arrestuar 3 protestuar, janë proceduar penalisht 4 dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Ndërkohë pritet që ditën e sotme të mbahet një tjetër protestë në orën 16:00.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi i nenshtrohet operacionit klodian rasha efektivi i nenshtrohet operacionit klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.Po ashtu janë arrestuar deri...