Aktualitet

Dhunë e tmerrshme dhe gjak në Tiranë/ Shtatë të plagosur, Policia dhunon protestuesit në shesh, digjet ish-Blloku, Zogu i

10 Dhjetor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Dhunë e tmerrshme dhe gjak në Tiranë/ Shtatë të

TIRANË- Më shumë se pesë orë protestë që solli gjak, dhunë dhe katrahurë në shesh. Kjo ishte ajo që u pa sot në Tiranë.  Protesta e cila ishte paralajmëruar që mëngjesin e sotëm fillimisht nisi përpara Ministrisë së Brendshme ku protestuesit kanë nisur të gjuajnë drejt institucionit me gurë dhe sende të forta. Ndërkohë nuk kanë munguar as përplasjet me policinë ku këto të fundit kanë përdorur gazlotësjellës për t’i shpërndarë.

Më pas qytetarët janë revoltuar ku kanë kaluar para Biblotekës Kombëtare dhe Muzeut, ku dhe kanë thyer xhamat e tyre. Protestuesit më pas janë zhvendosur më pas tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe përpara Kryeministrisë. Ata kanë hedhur sende të forta drejt institucioneve ku dhe kanë thyer dyert e Ministrisë. Ndërkohë policia nuk është kursyer ndaj protestuesve duke hedhur gaz lotësjellës dhe ujë ndaj qytetarëve të cilët më pas janë shpërndarë në të gjithë rrugët e Kryeqytetit. Ndërkohë duke qenë se situata është tensionuar forcat “Shqiponja” janë rikthyer në shesh, dy ditë pas ngujimit të tyre. Sakaq në protestë krahas përplasjeve të shumta, fektivët e FNSH-së kanë dhunuar një protestues ku dhe e kanë përgjakur. Në protestë ka marrë pjesë edhe regjisori Robert Budina, i cili ka shpërthyer në lot.

Pas protestës, Ministria e Shëndetësisë bëri bilancin dhe rezultoi se ishin plagosur shtatë persona. Ajo që pamë mjaft qartë ishte dhunimi i një të riu që pavarësisht se lajmëroi largimin nga sheshi, katër efektivët e FNSH-së nuk patën mëshirë për të, duke e qëlluar me shkop gome. Djali është mjekuar dhe është qepur gjithandej në kokë e në vesh. Shoqrime të dhunshme gjithashtu janë raportuar. 

Edhe në Korçë, Lezhë ditën e sotme është zhvilluar protestë. Dhjetëra të rinj janë mbledhur në sheshin e Korçës dhe kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën. Ata kanë qëlluar me gurë dhe sende të forta godinën e bashkisë së Korçës, duke lënë kështu të plagosur dhe një efektiv police.

Nga protesta e djeshme, policia e Tiranës ka bërë me dije se janë shpallur disa persona në kërkim dhe janë proceduar të tjerë për protestën. Sot u arrestuan 3 organizatorët e protestës në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi doli Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca u shty për nesër, pavarësisht se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00. Ai vizitoi edhe familjen e viktimës Rasha.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.Po ashtu janë arrestuar deri...