Aktualitet

Të rinjtë e Bulqizës protestuan përballë godinës së Komisariatit të policisë për vrasjen e Klodian Rashës, marshuan p

10 Dhjetor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Të rinjtë e Bulqizës protestuan përballë godinës

BULQIZË– Të rinjtë e qytetit të Bulqizës, protestuan në mbrëmjen e djeshme përpara godinës së Komisariatit të policisë. Ata apeluan për zbardhjen e së vërtetës dhe ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.

Protestuesit u mblodhën në orën 21:30 dhe fillimisht ndezën qirinj në përkujtim të 25 vjeçarit, Klodian Rasha, që u ekzekutua nga një efektiv policie i njësisë “Shqiponja” në Tiranë. Protesta e të rinjve zgjati afro gjysmë ore përpara policisë dhe më pas marshuan në pedonalen e qytetit.


Megjithëse reshjet e shiut nuk reshtën të rinjtë ishin me dhjetëra. Thirrjeve të tyre ju bashkuan edhe qytetarë të shumtë, të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, duke e cilësuar sjelljen e policisë si pjesë e një sistemi shtetëror diktatorial.
Marshimi përfundoi pas 1 ore. Gjatë protestës nuk pati konfrontime me policinë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta me bulqize per klodian rashen protesta me bulqize per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.Po ashtu janë arrestuar deri...

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:47

Tiranë/ Trazira pas vrasjes së të riut 25 vjeçar

Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hy...