Aktualitet

‘Nesër do arrestohem, do jem krenar’, Stresit “i plotësohet dëshira”, shpallet në kërkim pas protestës

10 Dhjetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
‘Nesër do arrestohem, do jem krenar’, Stresit “i

TIRANË– Reperi ‘Stresi’ ishte i pranishëm në protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, madje për mediat u shpreh se ishte ai që e organizoi duke e quajtur veten ‘Adem Jashari i dytë’.

Një deklaratë e tija e cila u përhap menjëherë në rrjetet sociale ishte ajo që të nesërmen do të arrestohej. Kjo gjë u bë reale pasi policia e Tiranës e ka shpallur në kërkim Stresin bashkë me disa persona të tjerë.


Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë’- tha ditën e djeshme reperi.

Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen stresi protesta per klodian rashen stresi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.Po ashtu janë arrestuar deri...

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 07:47

Tiranë/ Trazira pas vrasjes së të riut 25 vjeçar

Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hy...