Politike

Vrasja e Klodian Rashës/ Salianji: Nuk mjafton dorëheqja e Lleshajt, të zbardhet tentativa për manipulimin e ngjarjes!

9 Dhjetor 2020, 18:10 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës/ Salianji: Nuk mjafton dorëheqja e Lleshajt,

TIRANË– Ndërsa qindra protestues po kërkojnë largimin e ministrit Lleshaj pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji nuk mjaftohet vetëm me dorëheqje.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Saljani shkruan se përveç dorëheqjes, duhet drejtësi e plotë edhe për krimin e rëndë shtetëror të tentativës për manipulimin e ngjarjes.

 “Vetëm dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtêsi e plotë për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes! Qeveri antipopull që tentoi të fajësojë viktimën! Duhet drejtësi!”, shkruan Salianji.

Aktualisht, para Kryeministrisë janë qindra protestues që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25- vjeçarit me pankarta në duar, ku kërkohet edhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin saljani kerkon doreheqjen e sander lleshajt protesta para kryeministrise vrasja e klodian rashes ervin saljani kerkon doreheqjen e sander lleshajt protesta para kryeministrise vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll