Politike

Klodian Rashës iu ‘këput’ jeta në lule të rinisë/ Politika s’do t’ja dijë! Meta mendjen tek zgjedhjet, Braçe sheh

9 Dhjetor 2020, 12:50 Nga DOSJA

TIRANË– Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka tronditur opinionin publik, duke u kthyer në ‘kryengjarje’. Një efektiv policie qëlloi mbi të duke e lënë të vdekur pasi nuk iu përgjigj urdhërit të tij për të ndaluar.

Qytetarët u ndërgjegjësuan, dhe të prekur nga vrasja paralajmëruar një protest për të, duke harruar edhe pandeminë e koronavirusit. Edhe opozita reagoi që dje duke e dënuar vrasjen e bërë nga efektivi, ndërsa lajmëruan gjithashtu një protestë para Ministrisë së Brendshme paraditën e sotme. Ndërkohë që reagimet e publikut kapën majat për një ngjarje të rëndë, maxhoranca dhe presidenti kanë qënë në terr informativ. Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA duke bërë ‘shopping’ në librari dhe nëpër dyqanet e orërave.

Duke marrë parasysh se kryeministri Rama nuk ndodhet në Shqipëri, gjithë kompetencat e tij i kalojnë zëvëndësit, në këtë rast Erion Braçes. Por as ky i fundit nuk e ka vënë ‘ujin në zjarr’ për ngjarjen. Dje Braçe është marrë vetëm me një gafë të kryedemokratit Lulzim Basha dhe me ndeshjen mes Barcelonës dhe Juventusit. Edhe pse vendi ‘ziente’ nga ngjarja e rëndë, zv.kryeministri nuk ka denjuar të reagonte, pasi mbase ka qënë i zënë duke parë ndeshjen.

Edhe kreu i shtetit, Ilir Meta që reagon për çdo ngjarje dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale, nuk e ka parë të arsyeshme që të reagojë lidhur me vrasjen. Heshtjes së tij i është bashkuar edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, edhe pse kauza kryesore e partisë që ajo drejton LSI-së, janë të rinjtë e vendit.

Edhe pse Basha nuk ka reaguar ende publikisht, dje shkoi për ngushëllime në familjen e të ndjerit. Që dje, pak pas ngjarjes ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ndërsa sot të rinjtë e FRPD-së organizuan një protestë para Ministrisë së Brendshme, duke bërë detyrën si opozitë e vendit. Protesta e të rinjtë të PD-së detyroi edhe ministrin Sandër Lleshaj që të reagonte lidhur me ngjarjen, edhe pse nuk mori asnjë përgjegjësi. Ai kërkoi që të zbardhet e vërteta, duke ia lënë gjithçka në dorë organeve hetuese.

25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Politike 9 Dhjetor 2020, 08:19

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Genc Ruli ka folur edhe njëherë për procesin e kandidimit për zgjedhjet parlamenta...