Politike

Vrasja e Klodian Rashës, reagon Basha nga Vlora: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

9 Dhjetor 2020, 19:29 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, reagon Basha nga Vlora: Përgjegjës

VLORË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa foli nga Vlora, bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për vrasjen e të riut Klodian Rasha dy netë më parë.

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin bregdetar, kreu i opozitës foli për ngjarjen e rënde të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha.

Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ishte ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Klodian Rashës, 25 vjeçar. Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes. Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë.”, – tha Basha.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reagon basha vrasja e klodian rashes reagon basha vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll