“Ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm”/ Rudina Hajdari kërkon dorëheqjen e Sandër Lleshajt
9 Dhjetor 2020, 17:45Nga DOSJA
TIRANË– Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Hajdari ka marrë pjesë edhe në protestë, ndërsa me anë të një shënimi në rrjetin social shkruan se ministri Lleshaj, nuk mund të vazhdojë më detyrën.
Ajo kujton edhe deklaratën e ministrit kohë më parë, ku u shpreh se se mbas çdo polici është fytyra e tij, teksa shkruan se “ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.”
Statusi i Rudina Hajdarit:
Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.
Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.
Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.
Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me Albert Burla, drejtorin e kompanisë e Pfeizer, në Nju Jork, dy ditë pasi mbërriti në SHBA për të siguru...
VLORË– Ditën e sotme, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me pensionistët në Vlorë.Në bisedën që ka zhv...
VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Vlorë, ku ndalesën e parë e pati në tregun e improvizuar të fruta-perimeve.“Ju në Vlorë ja...
TIRANË-Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga efektivi i policisë.Reagimi i Metës vjen ...
TIRANË– Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka tronditur opinionin publik, duke u kthyer në ‘kryengjarje’. Një efektiv policie qëlloi mbi të duke e l...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Policisë së Shtetit...
TIRANË– Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe instituti italian Piepoli ka nxjerrë Partinë Socialiste sërish shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas sond...
TIRANË–Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar për pjesëmarrjen në Komitetin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë.Në një ...
TIRANË– Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes Jorida Tabaku kanë denoncuar skandalin që po bëhet me fondet e rindërtimit.Tabaku shprehet se 5 nga 12 g...