Aktualitet

9 Dhjetor 2020, 15:54 Nga DOSJA

TIRANË– 951 viktima, 21 mijë e165 të infektuar aktivë dhe  23 mijë e 72  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 15 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 852. Janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë.

241 raste në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, 14 raste në Mirditë dhe Tepelenë, 12 raste në Korçë, 11 raste në Pukë dhe Kolonjë, 10 raste në Pogradec, 9 raste në Dibër, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Kukës, 6 raste në Malësi e Madhe dhe Gramsh, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Devoll dhe Përmet, 3 raste në Delvinë, 2 në Librazhd, 1 raste në Elbasan.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         752

Të shëruar ne 24 orë      545

Të shtruar në spitale      454

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore              2.620

Testime totale           211.123

Raste pozitive            45.188

Raste të shëruara       23.072

Raste Aktive             21.165

Humbje jete              951

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11458

Fier              1600

Durrës  1341

Korçë    1124

Vlorë     1121

Shkodër   945

Elbasan   822

Lezhë    776

Berat     764

Gjirokastër  509

Kukës    441

Dibër     264

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesie koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesie

Sondazh

Poll