Falsifikonin para, drejtonin mjetin pa leje drejtimi, bien në pranga 3 persona në Kukës
9 Dhjetor 2020, 11:33Nga DOSJA
KUKËS– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi falsifikonin paratë.
U arrestuan shtetasit Sh. J. 23 vjeç, U. B. 18 vjeç dhe B. D. 18 vjeç, të tre banues në fshatin Vilë, Kukës.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer aktivitet të shtrirë në periudha kohore dhe vende të ndryshme, në qytetin e Krumës dhe Kukësit, pranë pikave të karburanteve, marketeve dhe subjekteve të ndryshme tregtare, duke përfituar me anë shkëmbimit me kartëmonedha të falsifikuara, mallra dhe shërbime të tjera.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se shtetasi Sh. J. drejtonte mjetin i papajisur me leje drejtimi.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet tip “Benz” dhe “Toyota”, 8 kartëmonedha me prerje 100 euro të dyshuara të falsifikuara, si dhe dy aparate celularë.
Njoftimi i policise:
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Buyers”.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe Komisariatin e Policisë Has, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën falsifikimit të monedhave, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Buyers”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:Sh. J. 23 vjeç, U. B. 18 vjeç dhe B. D. 18 vjeç, të tre banues në fshatin Vilë, Kukës.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. J., U. B. dhe B. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer aktivitet të shtrirë në periudha kohore dhe vende të ndryshme, në qytetin e Krumës dhe Kukësit, pranë pikave të karburanteve, marketeve dhe subjekteve të ndryshme tregtare, duke përfituar me anë shkëmbimit me kartëmonedha të falsifikuara, mallra dhe shërbime të tjera.Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se shtetasi Sh. J. drejtonte mjetin i papajisur me leje drejtimi.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet tip “Benz” dhe “Toyota”, 8 kartëmonedha me prerje 100 euro të dyshuara të falsifikuara, si dhe dy aparate celularë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që kanë rënë pre e mashtrimit dhe janë të dëmtuar nga kjo veprimtari kriminale të paraqiten pranë Komisariatit dhe të bëjnë kallëzim.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Dosja.al sjell dëshminë e plotë të Luftar Reçit, njeriut që zbardhi dy vrasjet e bujshme që SPAK ia faturon ‘Bandës së Durrësit’, ekzekutimin e b...
TIRANË– Familja Rasha ka hapur ditën e sotme dyert e morgut pasi djali i tyre u vra nga një efektiv i policisë. Ditën e sotme i pranishëm pranë familjes pë...
TIRANË–Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar nga Ministria e Brendshme deri te Kryeministria për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga n...
TIRANË– Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u vra nga...
DURRËS– Moti i përkeqësuar në Shqipëri ka shkaktuar probleme edhe në portin e Durrësit. Dallgët deri në 5 ballë kanë bërë që 2 tragetet e linjës Durr...
TIRANË– Familja Rasha ka hapur ditën e sotme dyert e mortit pasi djali i tyre u vra nga një efektiv i policisë. Ditën e sotme i pranishëm pranë familjes pë...
TIRANË– Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Amasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh, ku nënvizohet ...