Politike

Patozi tregon bisedën e fundit me Berishën: Bindja nuk është thikë pas shpine për PD-në

24 Prill 2019, 21:14 Nga DOSJA
Patozi tregon bisedën e fundit me Berishën: Bindja nuk është

TIRANË– Me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën thotë se nuk ka folur prej kohësh. Madje Astrit Patozi thotë se as nuk ka pyetur asnjë nga ata për partinë e re, Bindja Demokratike.

Nuk kam kontaktuar me zotin Basha, as me zotin Berisha. Nuk kam patur arsye, as ata nuk kanë patur arsye për të biseduar. Raportet e mia kanë qenë zyrtare ndoshta dhe miqësore. Me aq sa mund të kesh mundësi me zotin Basha”, tha zoti Patozi në Opinion.

Edhe pas listave të 2017 ai tha se nuk ka folur me zotin Basha, ndërsa ka treguar takimin me Berishën pas humbjes së atij viti.

Unë zotin Berisha e kam takuar vetëm njëherë, kur ndodhi humbja drastike e 2017. Kemi diskutuar për rrugëdaljet, kemi folur gjatë për atë çështje. Për shumicën e ngjarjeve kemi qenë në të njëjtën linjë”, tha ai.

A është një lloj hakmarrje? A është thikë pas shpine?

Jo, nuk mund të jetë. Kam keqardhje për shtëpinë time të dikurshme politike që është katandisur në atë nivel. Unë kam humbur çdo lloj interesi për atë parti. Zoti e ndihmoftë. Unë nuk jam si ata, por i respektoj ata.

Opinion.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike lulzim basha sali berisha astrit patozi bindja demokratike lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll