Politike

Patozi: Partia është bio, do futemi të vetëm në zgjedhje, jemi të papërgatitur

25 Prill 2019, 05:24 Nga DOSJA
Patozi: Partia është bio, do futemi të vetëm në

Tiranë- Kreu i Partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ka deklaruar se për këtë parti nuk kanë gisht ndërkombëtarët në formimin e saj. Ai theksoi në Opinion” se kjo parti është bio shqiptare por që ka kontakte edhe me faktorë ndërkombëtarë.

“Nuk ka asnjë lidhje, ne nuk kemi njerëz që janë pjesë e listave. Ne kemi një derë të hapur për çdokënd dhe për deputetët që janë pjesë listës. Bindja Demokratike është një produkt bio shqiptar. Është një ide që është hedhur gati dy vjet, po ngjizej dita ditës për të ardhur këtu. Kemi kontaktet tona me faktorë ndërkombëtarë. Ne kemi marrë një lloj mbështetje nga fakti që ata ishin të prirur që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Dhe ne jemi në këtë linjë”, tha Patozi.

Sipas tijopozita e ka të pamundur që të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Përsa i përket partisë që ai drejton u shpreh se do të futet e vetme në zgjedhje.

“Njerëzit nuk janë të prirur sot që t’i kthehen ’97. Nuk e gjej tek shoqëria konfliktin që është mes partive. Është e pamundur që të prishën zgjedhjet dhe nuk ka për të ndodhur, se kërkon një vendim të tmerrshëm. Jo ata nuk mund t’i bllokojë zgjedhjet. Askush nuk mund të ndalojë tjetri pse nuk bën si ti. Ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje, edhe nga këto zgjedhje. Jemi të papërgatitur sot për emra konkret. Ideja ime është që të marrim pjesë në gjithë Shqipërinë. Ne nuk kemi nevojë për koalicion, sepse ne duhet të provohemi që kjo gjeja jonë ngjit apo jo”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike zgjedhjet e qershorit astrit patozi bindja demokratike zgjedhjet e qershorit

Sondazh

Poll