Politike

Katër orë mbledhje në Kryesi/ Rama del kokëulur krah Cakajt dhe Ballës, Majko ‘harron’ kodin e veshjes

24 Prill 2019, 20:57 Nga DOSJA
Katër orë mbledhje në Kryesi/ Rama del kokëulur krah Cakajt

TIRANË– Socialistët janë mbledhur prej katër orësh ditën e sotme në selinë e PS-së, ku edhe kanë diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale. (Lexo këtu)

Pas mbledhjes, nga fotot e shkrepura nga LSA, Rama ka dalë krah ministrit të Jashtëm Gent Cakajt dhe numrit dy të socialistëve, Taulant Ballës. Edhe pse përballë kamerave Rama ka dalë i ngrusyer dhe kokëulur.

Por të njëjtën pamje nuk kanë pasur shumë socialistë të tjerë. Të buzëqeshur kanë dalë deputetet Evis Kushi dhe Ermonela Felaj, zv.kryeministri Erjon Braçe dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Ky i fundit ndryshe nga gjithë të tjerët që ishin respektuar kodin e veshjes kishte zgjedhur në vend të xhaketës së kostumit, një tjetër me stil pak më “metal”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gent cakaj kryesia e ps edi rama gent cakaj kryesia e ps

Sondazh

Poll