Politike

Deklarata e fortë e Palokës: Rama mori në telefon gjyqtarin, i tha ti pres këmbët. Nuk e do Gjykatën Kushtetuese

9 Dhjetor 2020, 09:12 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Palokës: Rama mori në telefon gjyqtarin, i

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur se kryeministri Rama nuk do që Gjykata Kushtetuese të ngrihet. Gjatë emisionit të mbrëmshëm në Tempora, Paloka u shpreh se kryeministri e mban peng atë dhe Kushtetuesja s’do jetë funksionale para 25 prillit.

Ndër të tjera Paloka tha se Rama ka marrë në telefon një gjyqtar dhe i ka thënë se do t’i priste këmbët.

Një njeri nuk e do gjykatën Kushtetuese. Deri në këtë pikë e solli Edi Rama. Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet para 25 prillit. Ka vetëm një njëri që e mban peng.Sikurse ka gjetur justifikime për dy vjet, ashtu do të ndodhë edhe tani me këtë Gjykatë. Rama i merr vetë në telefon këdo që i duhet për t’i bërë presion. Mori një gjyqtar në punë dhe i tha të pres këmbët, e ka pranuar vetë.I bën këto për qëllimet e veta personale, që t’i përdori. Nuk do të vihet në funksion deri para zgjedhjeve të 25 prillit, ku do të jemi”, u shpreh Paloka.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll

Politike 9 Dhjetor 2020, 08:19

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Genc Ruli ka folur edhe njëherë për procesin e kandidimit për zgjedhjet parlamenta...