Politike

ME VIDEO: “Do marr vaksinën”/ Ç’po bën Rama në SHBA, shqiptarët e njohin dhe e filmojnë: Hyri në një dyqan orësh,

9 Dhjetor 2020, 07:43 Nga DOSJA
ME VIDEO: “Do marr vaksinën”/ Ç’po bën Rama

SHBA– Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh nuk ndodhet në Shqipëri. Vetë lajmëroi se ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të lëvizur çdo gur që Shqipëria të merrte vaksinën anti-COVID-19. Por mesa duket numri një i qeverisë shqiptare ka gjetur pak kohë të lirë duke vendosur që të bëjë pak “shopping” para festave në zonën më të njohur të Amerikës, “Times Square”.

Një qytetar shqiptar që ka parë dhe njohur kryeministrin e vendit, ka sjellë disa pamje dhe detaje nga shëtitja e Ramës në Amerikë. Ai bën me dije se pamjet janë xhiruar në 7 dhjetor dhe se kreu i qeverisë ishte i shoqëruar edhe nga policia e NYC.

Duke iu referuar protokollit, personalitet e huaja shoqërohen vetëm kur mblidhen për OKB-në një herë në vit dhe në asnjë rast tjetër nuk ndodh që të ofrojnë ‘eskortë’, por mesa duket Rama është ndryshe. Sipas qytetarit, Rama është ofruar që të paguajë në mënyrë që të lëvizë i qetë nëpër zonën e Manhattan.

Teksa shëtiste në “Times Square”, Rama është futur në një dyqan orësh, mësa duket për të kërkuar dhuratën perfekte…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në shba edi rama edi rama në shba

Sondazh

Poll