Aktualitet

Digjen plotësisht dy lokale në Shkodër, ashensori i pallatit ngjitur mori flakë, depërtoi te bizneset ngjitur duke i shkrum

9 Dhjetor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Digjen plotësisht dy lokale në Shkodër, ashensori i pallatit

SHKODËR–Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Dy lokale janë përfshirë nga flakët e si pasojë zjarri ka depërtuar dhe në fasadën e një pallati që ishte ngjitur.

Zjarri ka rënë rreth orës 3 të mëngjesit në qendër të qytetit pranë ish 5 heronjve. Nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.


Ngjitur me lokalet ndodhet një pallat, ashensori i të cilit ka marre flakë duke e përhapur me pas me shpejtësi tek lokalet qe u dogjën plotësisht.

Sipas hetimeve paraprake është vaji i ashensorit shkaku i këtij zjarri. Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal qe ndodhet ne katin e fundit te pallatit dhe jo për banoret, gjë e cila ka bere qe banesat e pallatit te shpëtojnë pa u djegur.

Zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje aty ku po shuajnë flakët e zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne shkoder zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll