Aktualitet

Albert Dervishaj: Operacioni i SPAK nuk nisi sot, Taullai ishte vetëm goditja e parë

8 Dhjetor 2020, 22:09 Nga DOSJA
Albert Dervishaj: Operacioni i SPAK nuk nisi sot, Taullai ishte vetëm

TIRANË– Albert Dervishaj, zv/drejtues i Policisë së Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e SPAK që solli zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut. I ftuar në “Opinion”, Dervshaj tha se ku operacion ka nisur prej ditësh dhe nuk është zhvilluar gjithçka sot.

“Është një operacion që ka vijuar prej ditësh, nuk ka filluar sot. I pari u arrestua Taullai në Prizren. Dhe më pas ka vijuar procedura. Dervishaj dhe Berisha janë shpallur në kërkim ndërkombëtar,”- tha Dervishaj.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj. Nga arratia me anë të gazetares Lala, Berisha mohoi përfshirjen në krime.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert dervishaj albert dervishaj

Sondazh

Poll