Aktualitet

Shpërthen në lot babai i Klodian Rashës: Ma vrau policia në derë të shtëpisë, prisja ta martoja…e kanë masakruar kufo

8 Dhjetor 2020, 21:12 Nga DOSJA
Shpërthen në lot babai i Klodian Rashës: Ma vrau policia në

TIRANË– Babai i Klodian Rashës që u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e sotme është përlotur përpara mediave. Në një intervistë për TVKlan, Rasha me lot dhe duke qarë shpreh dhimbjen e madhë për humbjen e të birit.

Ai shton se të birin ia ka masakruar polici, ndërkohë ai priste që ta martonte pasi 25-vjeçari ishte i fejuar.

“Prisja ta martoja, policia e ka masakruar në derë të shtëpisë, nuk mund të ndodhë kjo gjë. E kanë masakruar djalin. Ka qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje dhe kur ka parë policinë ka ikur sepse nuk kishte maskë. Unë prisja ta martoja se e kisha fejuar…e kanë masakruar djalin, nuk njihet kufoma,”- tregon ai duke qarë me zë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha

Sondazh

Poll