U vra nga policia/ Qytetarët në Shkodër nuk njohin Covid-19 përpara drejtësisë, me qirinj në duar dhe në mes të shiut,
8 Dhjetor 2020, 21:48Nga DOSJA
SHKODËR-Qyetarët në Shkodër nuk i ka penguar as ora policore, por as reshjet e shiut që të dalin në tubim, në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i Reneas.
Siç shihet në një video të publikuar nga ‘Realiteti Post’ shkodranët me qirinj në duar me maska mbnrojtëse dhe pa çadra kanë dalë në rrugët e qytetit për të kërkuar drejtësi për të riun Klodian Rasha.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-drejtori i Policisë, Arjan Hoxha ka treguar në emisionin Open në Top Channel se ndaj policit nuk ka pasur sulm, pasi në momentin e vrasje...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Klodian Rasha ishte një person problematik, pasi po kurohej. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Rasha bënte lë...
TIRANË– Babai i Klodian Rashës që u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e sotme është përlotur përpara mediave. Në një intervistë për TVKlan, Rasha me lot dh...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar vendin se ku mund të jetë duke u fshehur Lul Berisha që është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Vajd...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar rihapjen e dy dosjeve të vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005. E ftuar në SYRI TV, Lala tha se ajo ve...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala komentoi në emisionin e Adi Krastës edhe vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.“Ekzekutori është një person me unifor...
TIRANË– Xhaxhai i të ndjerit Klodian Rasha që u vra sot nga një efektiv policie, ka nënkuotuar se mund të ketë hakmarrje.Në një intervistë për “Open”...