Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, Lala: Është qëlluar nga pas
8 Dhjetor 2020, 21:53Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur në emisionin “Opinion” se vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka momente të papasqyruara.
Sipas gazetares, Rasha është qëlluar pas shpine, çka do të thotë se oficeri i policisë ka qenë në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes.
“Klodian Rasha është qëlluar pas shpine. Oficeri i policisë ka qenë në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. Ligji thotë që duhet të jetë në proporcion të drejtë. Është qëlluar nga një distancë prej 60 metrash. Një pistoletë që pretendohet se është gjetur në vendin e ngjarjes, është gjetur rreth 200 metër larg vendit ku ëshë gjetur trupi i pajetë i Klodian Rashës. Efektivët e forcave Shqiponja në momentin që e kanë parë të riun të dalë jashtë banesës janë ndarë në dy drejtime të ndryshme. Kemi deklaratën e punonjësit të policisë nuk kemi asnjë të dhënë , për debatin apo diskutimin që është bërë mes tyre”, tha Lala.
Referuar deklaratave të policit se i riu kishte diçka në dorë që dukej si armë, Lala tha se efektivët kanë qenë në ndjekje nga mbrapa dhe nuk mund të kenë parë çfarë mbante në dorë i riu.
SHKODËR-Qyetarët në Shkodër nuk i ka penguar as ora policore, por as reshjet e shiut që të dalin në tubim, në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeç...
TIRANË– Ish-drejtori i Policisë, Arjan Hoxha ka treguar në emisionin Open në Top Channel se ndaj policit nuk ka pasur sulm, pasi në momentin e vrasje...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Klodian Rasha ishte një person problematik, pasi po kurohej. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Rasha bënte lë...
TIRANË– Babai i Klodian Rashës që u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e sotme është përlotur përpara mediave. Në një intervistë për TVKlan, Rasha me lot dh...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar vendin se ku mund të jetë duke u fshehur Lul Berisha që është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Vajd...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar rihapjen e dy dosjeve të vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005. E ftuar në SYRI TV, Lala tha se ajo ve...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala komentoi në emisionin e Adi Krastës edhe vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.“Ekzekutori është një person me unifor...