Politike

Gazetari Driçim Caka zbulon detajet e frikshme: Polici e vrau Klodian Rashën 50 metra larg banesës, në kamera shihet teksa i

8 Dhjetor 2020, 15:13 Nga DOSJA
Gazetari Driçim Caka zbulon detajet e frikshme: Polici e vrau Klodian

TIRANË– Gazetari Driçim Caka që mbulon prej vitesh çështjet e kronikës së zezë, zbulon se në pamjet e kamerave të sigurisë nuk rezulton në asnjë moment që Klodian Rasha, i riu që u ekzekutua sot në mëngjes nga Policia të ketë shfaqur kërcënim. Në një postim në rrjetet sociale, gazetari thotë se i riu shihet në video teksa ikën me vrap, ndërsa sqaron se efektivi e vrau 50 metra larg banesës.

POSTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit vrau një djalë të ri të pafajshëm.
Në asnjë moment nuk dallohet në kamerat e sigurisë se ai i drejtoi armën policëve.
Në asnjë moment nuk u pa që ai të sulmonte policët.
Në asnjë sekuencë të kamerave që u fshehën, ai nuk shfaq kërcënim, por vetëm ikën me vrap. Po po, ikën me vrap nga frika e një gjobe karantine ndoshta…
Edhe nëse kishte pistoletë (duke besuar versjonin e Policisë), ai e kishte hedhur shumë më parë, prandaj polici nuk kishte pse ta qëllonte.
Efektivi i Policisë nuk qëlloi në ajër, nuk zbatoi procedurën duke e qëlluan në këmbë.
50 metër ishte larg 25-vjeçari nga dera e banesës. Fati deshi që rruga t’i pritej në mes dhe nga kush: Policia e Shtetit, ata që duhet të na mbrojnë.
Arrestimi I policit është minimalja që duhet bërë. Përgjegjësia është akoma më e madhe…

Vrasja ndodhi në orën 01:45 pas mesnate. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dricim caka efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha dricim caka efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll