Politike

Ngjarja në Laprakë/ Manjani mbështet vendimin e Prokurorisë: Karikimi që i bëhet policisë kundër njerëzve çon në ekst

8 Dhjetor 2020, 14:31 Nga DOSJA
Ngjarja në Laprakë/ Manjani mbështet vendimin e Prokurorisë:

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar në rrjetin e tij social lajmin se Prokuroria e Tiranës ka përjashtuar policinë e Tiranës nga hetimet për vrasjen e të riut në Laprakë. Nëse kjo gjë ka ndodhur, Manjani shkruan se është vendimi i duhur.

Ai e arsyeton këtë gjë duke thënë se dhe pse ngjarja është e rëndë i jep të drejtë Prokurorisë që ta hetojë këtë çështje.

‘Karikimi që i bëhet policisë për ta turrur kundër njerëzve çon padyshim çon në ekstremizma. U bë kohë kështu… Nejse, le të presim hetimin e prokurorisë si fillim.’-thotë Manjani.

Postimi i plotë:

Nëse është i vërtetë lajmi se Prokuroria e ka përjashtuar Policinë e Tiranës nga hetimi për vrasjen e të riut në Laprakë nga kjo e fundit, mendoj se është vendimi i duhur. Policia e Tiranës dhe në tërësi polica duhet përjashtuar nga hetimi sepse ajo ka gjuajtur mbi të riun. Për të mirë apo për të keq ky është fakti. Hetimi i paanshëm duhet të zbulojë sa i ligjshëm ishte reagimi ekstrem i policisë. Ngjarja është padyshim e rëndë! Në Francë, Amerikë e kudo tjetër këto ngjarje janë shkak për reagime masive popullore. Por temë tjetër kjo. Unë mbështes pa asnjë ekuivok vendimin e Prokurorisë për të marrë ë dorë frenat e hetimit të kësaj çështje. Deri sa të kemi një konkluzion mirë është të mos nxitojmë në reagime. Por një gjë është e dukshme. Karikimi që i bëhet policisë për ta turrur kundër njerëzve çon padyshim çon në ekstremizma. U bë kohë kështu… Nejse, le të presim hetimin e prokurorisë si fillim.

Vrasja ndodhi në orën 01:45 pas mesnate. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike efektivi vret te riun ne tirane ylli manjani efektivi vret te riun ne tirane ylli manjani

Sondazh

Poll