Aktualitet

“Kush do t’i japë gji Aleas”, miket e Rexhina Debrovës zotohen të përlotura: Nuk do t’i mungojë dashuria

25 Prill 2019, 09:34 Nga DOSJA
“Kush do t’i japë gji Aleas”, miket e Rexhina

ELBASAN– Miket e 25-vjeçares që vdiq një orë pasi solli në jetë beben e saj të parë kanë mbajtur homazhe ditën e sotme përpara spitalit të Elbasanit. Me pankartat në duar ku shkruhej, “Edhe unë mund të isha Rexhina”; ” Kush do t’i japë gji Aleas”; “Sa vlejmë ne nënat”… dhjetëra gra u bashkuan në këto homazhe për vdekjen e Rexhina Debrovës. 

Shoqet e nënës së ndjerë u përlotën dhe u zotuan se të voglës Alea nuk do t’i mungojë dashuria.

Princesha jonë Rexhina, të kishim motër e jo shoqe, të morën të mallkuarit prej nesh e na lanë një brengë të madhe. Alean do ta duam dhe do t’i japim gjithë dashurinë e botës që ti nuk mund t’ja jepje,”- shkruhet në pankartën që mbajnë në duar shoqet e 25-vjeçares.

Një ditë më parë familjarët e të resë protestuan përpara Gjykatës së Elbasanit , ku u dhanë masat për mjekët e arrestuar, në lidhje me këtë ngjarje. Kardiologu, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, u lanë nën masën detyrim paraqitje.

Rexhina Dobrova ndërroi jetë tre ditë më pare në spitalin e ELbasanit, një orë pasi solli në jetën fëmijën e saj të parë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan miket e rexhina debroves rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes elbasan miket e rexhina debroves rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes

Sondazh

Poll