Aktualitet

Kryediplomatja amerikane në Tiranë elozhe për Policinë: Një ndër më të mirat në Europë!

25 Prill 2019, 08:31 Nga DOSJA
Kryediplomatja amerikane në Tiranë elozhe për Policinë:

TIRANË–Kryediplomatja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones lëvdon policinë shqiptare dhe thotë se kjo polici është një ndër më të mirat në Europë.

Në një takim kundër luftës për terrorizmin, Moses tha se Policia Shqiptare ka kryer një punë të shkëlqyer në luftën kundër krimeve dhe terrorizmit.

Në seminarin dy ditor që po zhvillohet në Tiranë mbi përdorimin terrorist të teknologjisë, Moses-Ones nxiti policinë që të vazhdojë në të njëjtin drejtim në luftën kundër terrorizmit, duke vlerësuar kontributin e saj. Madje zyrtarja amerikane tha se Policia shqiptare po ndërton një emër si një nga organizatat më të mira të policinë në Evropë.

Dua të vlerësoj përpjekjet e policisë gjatë vitit të kaluar. Keni treguar profesionalizëm për të mbrojtur qytetarët. Dëshiroj t’ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim. Është një kohë e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe sigurinë rajonale.

SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit. Gjatë 8 muajve të fundit janë kryer 5 kurse trajnimi kundër terrorizmit.

Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse gjatë 2 viteve të fundit në ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar terrorizmin. Kohët e fundit policia arrestoi një individ të lidhur me terrorizmin.

Më lejoni ta mbyll duke falënderuar Ardi Veliun dhe policinë e shtetit për luftën kundër terrorizmit. Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë,”– deklaroi Leyla Moses-Ones.

Pas deklaratës së saj, ka reaguar menjëherë Taulant Balla, ku nga parlamenti, tha se ky ishte një vlerësim i madh për Policinë e Shtetit. Reagimi nuk mungoi as nga ministri Sandër Lleshaj, që tha se Policia e Shtetit ka forcuar luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu leyla moses-ones policia e shtetit ardi veliu leyla moses-ones policia e shtetit

Sondazh

Poll