Aktualitet

“O do vdesësh, o do paralizohesh”, gruaja tregon si e lanë 6 orë pa lindur në spitalin e Korçës

25 Prill 2019, 09:02 Nga DOSJA
“O do vdesësh, o do paralizohesh”, gruaja tregon si e lanë

KORÇË– Një qytetare ka rrëfyer kalvarin e saj të vuajtjeve në spitalin e Korçës ku kishte shkuar për të lindur. Në një mesazh drejtuar redaksisë së JOQ, gruaja shkruan se për 6 orë e kishin lënë të shtrirë në shtratin e spitalit, pa mundur të sjellë në jetë beben e saj.

Pas kaq shumë orësh, qytetarja në fjalë kishte pasur shumë problem me tensionin dhe më pas i kishin thënë se mund të vdiste ose të ngelej e paralizuar. Sipas mjekëve gruaja nuk do të gjente dot shpëtim pasi ishte një lindje me shumë probleme.

Denoncimi i plotë i qytetares

Prsh JOQ! Në vendin e Rexhinës mund të isha dhe un sot. Një situatë e tmerrshme më ka ndodhur dhe mua me këta palo mjekë e doktorë në qytetin e Korçës. Isha në ditët e fundit të shtatzënisë, kur dita e shumëpritur erdhi. Shkoj në martenitet dhe aty më mori në patronazh drejtori i spitalit pasi doktori që më kish ndjekur gjatë shtatzënisë, gjasme s’mundi të ishte aty.

Nejse kaloj kjo pjes, futem ne sallen e paralindjes, derisa me vendosen serumin per dhimbjet dhe gjilperat.

Kam prit nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 2 mbasdite per te lindur po nk mundja. Doktori me shikonte si perpelitesha ne krevat e thonte je dembele nuk do qe te lindesh vet. Vec nenat e kuptojn dhimbjet e nje lindje. Mbasi shkon ora 2 un akoma nuk kisha lindur , ate orar nderroheshe turrni , doktori me ka len ne ate gjendje dhe ka ikur pa i interesuar pacientja .vjen turrni tjeter ben kontrollin me tha direkt ne sallen e operacioni pasi femijes nk  i degjohen rrahjet e zemres ,aty komplet mu shemb bota, nuk dija cpo mendoja me si mund te ndodhte kjo gje tek mua. Direkt lajmeroj doktori te benin sallen gati mblodhi doktoret infermjeret te gjith gati per lindjen .

Tani na doli problemi i pazarit ku asnje se kish mendjen atje por tek femija dhe tek mua. Vjen doktori i zemres me thot ske shpetim o do vdesesh o e paralizuar sepse me ish ngrit e tensioni Nderkoh qe salla ish gati doktori i thonte burrit jo ta cojm ne tiran jopo vonohet ,mos vdes rruges e shum budalliqe.plus dhimbjet qe vazhdonin i them doktorit me shpetoni femijen se e kuptova qe un skam me shpres per te jetuar. Mbasi doktori beri pazarin cdo gje vazhdoj normalisht .ne operacion isha zgjuar degjoja cdo gje  Shof femijen qe qavi aty aty ish lumturia ime thash shyqyr e pash per her te pare dhe te fundit dashurin qe e prisja prej 9muajsh.

Mbas keti momenti kam humbur ndjenjat. Mbaron operacioni dal.Femija kish pire shum ujera nga oret e shumta ishte komplet i bllokuar vetem e vetem nga keta doktore te qelbur qe duan leke para jetes te nje pacienti. Mbas operacionit kisha temperature te larte  Dhe aty nje moment i them qe kam nje infermiere kusherire. Ne moment shtangu. E tha pse nk ma the me pare kete gje  Kuptova qe edhe te lindesh duhet te kesh mik . Mbasi doktori mori per 10 dit rresht leke plus diten e operacionit ne find me tha nqs do kishim ber dhe ne pune me  shume do kishe lindur vet dhe sdo ishe torturuar aq shume .cfare esht kjo mjekesi kshu o shqiptare  Pse nk cohemi te protestojm per vdekjet qe ndodhin nga pakujdesia apo rryshfeti qe duan.  Pse gjithmon beheni bashk per ata palo deputete te fitojn karrigen dhe jo te mbrojm jetet e atdhetarve tane.

Ndërkohë gra dhe vajza të shumta janë bashkuar teksa me një qiri në dorë po mbajnë homazhe në nder të Rexhina Debrovës, që ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit.

Rexhina ndërroi jetë një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Sipas ekspertziës, 25-vjeçarja vdiq si pasojë e koagulimit, mpiksja e gjakut në vena, ndërsa familjarë akuzojnë mjekët pë pakujdesi dhe neglizhencë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i qyetares homazhe per rexhinen rexhina debrova spitali i korces denoncimi i qyetares homazhe per rexhinen rexhina debrova spitali i korces

Sondazh

Poll