Aktualitet

KLP/ Miratohet projekt-buxheti për periudhën 2020-2022, prokurori Apostol Prifti del në pension

25 Prill 2019, 08:40 Nga DOSJA
KLP/ Miratohet projekt-buxheti për periudhën 2020-2022, prokurori

TIRANË– KLP-ja ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje ku është miratuar me shumicë votash edhe projektbuxheti për periudhën 2020-2022 hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetin i KLP.

Sipas axhendës paraprake prokurori Vate Staka është tërhequr nga gara për t’u bërë pjesë e SPAK, për shkak të emërimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë është miratuar me shumicë votash projekt-vendimi për mbarimin e statusit të prokurorit Apostol Prifti për efekt të mbushjes së moshës për pension pleqërje.

Janë miratuar gjithashtu projekt-aktet e vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët Edvin Kondili dhe Arben Qosja.

Mësohet se Maksim Sota, kandidat per SPAK, për arsye familjare nuk ka patur mundësi të dorëzojë pranë Komisionit të Posaçëm, aktet e dosjes personale për vlerësimin e aktivitetit të tij profesional.

Vate Staka, u zgjodh në si anëtar i KLP në vend të  Antoneta Sevdarit, prokurores që u shkarkua nga Vettingu.    

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apostol prifti arben qosja edvin kondili klp projekt buxheti 2020-2022 vatë staka apostol prifti arben qosja edvin kondili klp projekt buxheti 2020-2022 vatë staka

Sondazh

Poll