Sport

“Të mos ndalojmë së ëndërruari”, ndryshe nga Pioli, Paolo Maldini guxon për fjalën titull

8 Dhjetor 2020, 11:13 Nga DOSJA
“Të mos ndalojmë së ëndërruari”, ndryshe

ITALI-Paolo Maldini bën një vlerësim për skuadrën e Milanit pas 10 javësh të zhvilluara. Kuqezinjtë aktualisht ndodhen në vendin e parë dhe ish-kapiteni nuk mund të fshehë më ambiciet për titullin kampion.

“Jemi duke ëndërruar dhe nuk duam të ndalojmë – tha Maldini. Unë gjithmonë kërkoj nga lojtarët që të jenë ambiciozë. Ambicia dhe entuziazmi janë fjalët kryesore. Dhe pastaj, ky është një klub i veçantë “.

Maldini pranoi se ai ishte pjesërisht i befasuar nga performanca e jashtëzakonshme e ekipit: “Sinqerisht, nuk prisja që të ishim të pamposhtur prej shumë ndeshjesh, edhe pse i kisha parë shenjar në janar.

Ne nuk kemi një objektiv të caktuar, minimumi është të bëjmë më mirë sesa herën e kaluar. Ne u kualifikuam në Europa League, kështu që ideja është të bëjmë më shumë. Do të ishte absurde të mos përpiqemi të shkojmë në Champions League, edhe nëse presidenca nuk na ka folur në lidhje me këtë objektiv.”

Në fund Paolo Maldini foli edhe në lidhje me gërshtetimin e këtij Milani. Skuadra është e ndërthurur me futbollistë me eksperiencë por edhe të rinj që kanë dëshirë të bëjnë mirë me fanellën kuqezi.

“Tani jemi më të sigurt se katër muaj më parë. Për lojtarët e rinj, fitorja pa Ibrahimovicin, Kjaerin, dhe pa futbollistë të tjerë themelorë si Bennacer dhe Rafael Leao është një shenjë e mirë. Nxit vetëvlerësimin. Shpesh, kur nënshkruajmë me lojtarë, shumë ndikohen nga emrat dhe skuadrat që i përkasin. Saelemaekers është një histori e bukur, por brenda këtij Milani ka shumë.” Përfundon Maldini.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maldini milan maldini milan

Sondazh

Poll